Mak
Eng
Njoftim ligjor
Rreth nesh
Të rejat
Korniza ligjore
Vendimet
Njoftimet
Burime
Publikime
 

NJOFTIME PËR SHTYP
12.04.2017
Dita e konkurrencës,, "Sfidat në zbatimin e politikës për mbrojtjen e konkurrencës në rrugën e BE-së", Beograd, Serbi, 7 prill, 2017


   
  Të rejat/Njoftime për shtyp
 
Dita e konkurrencës,, "Sfidat në zbatimin e politikës për mbrojtjen e konkurrencës në rrugën e BE-së", Beograd, Serbi, 7 prill, 2017
Konferenca u organizua nga Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës së Republikës së Serbisë me rastin e Ditës së konkurrencës dhe 11 vjetorit të ekzistimit dhe punës së Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës të Republikës së Serbisë.

Tema e konferencës ishte "Sfidat në zbatimin e politikës për mbrojtjen e konkurrencës në rrugën e BE-së," gjegjësisht pozita e organeve kombëtare për mbrojtjen e konkurrencës pas hyrjes në BE.

Kryetari i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës Bllagoj Çurlinov mori pjesë në këtë konferencë për të ndarë përvojat që lidhen me zbatimin e ligjit dhe politikës për mbrojtjen e konkurrencës me përfaqësuesit e organeve për mbrojtjen e konkurrencës në rajon.