Mak
Eng
Njoftim ligjor
Rreth nesh
Të rejat
Korniza ligjore
Vendimet
Njoftimet
Burime
Publikime
 

NJOFTIME PËR SHTYP
12.04.2017
Dita e konkurrencës,, "Sfidat në zbatimin e politikës për mbrojtjen e konkurrencës në rrugën e BE-së", Beograd, Serbi, 7 prill, 2017


   
  Të rejat/Njoftime për shtyp
 
Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës i Republikës së Serbisë me rastin e Ditës së konkurrencës dhe shënimin e 10 vjetorit të punës së suksesshme, organizoi Konferencë ndërkombëtare kushtuar politikës së mbrojtjes së konkurrencës në të cilën morën pjesë edhe përfaqësues të Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës të Republikës së Maqedonisë.
Në konferencë morën pjesë përfaqësues eminent të Republikës së Serbisë- zëvendëskryeministrja z-nj. Kori Udoviçki, përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare, përfaqësues të institucioneve për mbrojtjen e konkurrencës nga vende të ndryshme si dhe përfaqësues të trupave rregullatorë, institucioneve shkencore, odave ekonomike, zyrave të avokatëve dhe shoqatave të biznesit. Ky rast u shfrytëzua që Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës së Republikës së Maqedonisë dhe Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës së Republikës së Serbisë të nënshkruajnë një Memorandum për mirëkuptim të ndërsjellë dhe bashkëpunim në fushën e mbrojtjes së konkurrencës.
Memorandumi u nënshkrua nga udhëheqësit e dy komisioneve z. Blagoj Çurlinov, kryetar i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës të Republikë së Maqedonisë dhe z. Miloje Obradiq, Kryetar i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës të Republikës së Serbisë. Me këtë dokument dy komisionet duan të sigurojnë kushte për ngritjen e bashkëpunimit të suksesshëm në fushën e zbatimit të politikës së mbrojtjes së konkurrencës si dhe zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe, duke siguruar kushte për veprim efikas në tregun e mallrave dhe shërbimeve. Komisionet e Maqedonisë dhe Serbisë për mbrojtjen e konkurrencës në këtë mënyrë do të jenë edhe më afër standardeve evropiane në fushën e ligjit dhe politikës për mbrojtjen e konkurrencës të cilët paraqesin një segment të rëndësishëm në procesin e negociatave për aderim dhe anëtarësim të plotë në Unionin Evropian për të dy vendet.
Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës i Republikës së Maqedonisë me nënshkrimin e memorandumit me kolegët nga Serbia, e përfundon kompletimin e kuadrit formal për bashkëpunim me organet nacionale të rajonit, e cila do të lehtësojë ndjeshëm operacionet e ardhme, harmonizimin e praktikave dhe procedurave si dhe përmirësimin e kuadrit ligjor institucional të politikës së mbrojtjes së konkurrencës të Republikës së Maqedonisë.