Mak
Eng
Njoftim ligjor
Rreth nesh
Të rejat
Korniza ligjore
Vendimet
Njoftimet
Burime
Publikime
 

NJOFTIME PËR SHTYP
12.04.2017
Dita e konkurrencës,, "Sfidat në zbatimin e politikës për mbrojtjen e konkurrencës në rrugën e BE-së", Beograd, Serbi, 7 prill, 2017


   
  Të rejat/Njoftime për shtyp
 
,, Seminar hyrës për fillestar në fushën e konkurrencës” i mbajtur në Budapest, R. Hungarisë në periudhën 08.03.-11.03.2016
Në periudhën prej 08-11.03.2016, në Budapest, Republika e Hungarisë u mbajt Seminar hyrës për fillestar në fushën e konkurrencës, në organizim të OECD-së- Qendra Rajonale për Konkurrencë në Budapest, në kuadër të programit të rregullt të qendrës.
Në këtë seminar morën pjesë përfaqësues të organeve konkurruese të Republikës së Shqipërisë, Armenisë, Bjellorusisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Bullgarisë, Kroacisë, Maqedonisë, Gjeorgjisë, Kazakistanit, Kosovës, Kirgistanit, Moldavisë, Malit të Zi, Rumanisë, Federatës Ruse dhe Republikës së Serbisë.
Qëllimi i seminarit ishte trajnimi i përfaqësuesve të autoriteteve të ndryshme konkurruese për përcaktimin e tregut relevant, keqpërdorimin e pozitës dominuese, kontrollin e përqendrimeve etj. Gjatë seminarit, theks i veçantë u vu në zgjidhjen e rasteve hipotetike dhe diskutimeve me shembujt nga praktika. Në këto diskutime janë përfshirë të gjithë pjesëmarrësit dhe janë bërë simulime të përqendrimeve. Pavarësisht nga pjesëmarrësit e seminarit u është dhënë një pasqyrë e rasteve të legjislacionit evropian në përkufizimin e tregut dhe fuqisë në treg, në pozitën dominuese në treg, efekteve të njëanshme dhe të koordinuara në përqendrime.
Në këtë seminar, si dhe në të gjitha të tjerat të organizuara nga OECD- Qendra Rajonale për Konkurrencë në Budapest morën pjesë përfaqësuesit e Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës, dhe kjo ishte me rëndësi të madhe për punën e Komisionit për mbrojtjen e konkurrencës.