Mak
Eng
Njoftim ligjor
Rreth nesh
Të rejat
Korniza ligjore
Vendimet
Njoftimet
Burime
Publikime
 

NJOFTIME PËR SHTYP
12.04.2017
Dita e konkurrencës,, "Sfidat në zbatimin e politikës për mbrojtjen e konkurrencës në rrugën e BE-së", Beograd, Serbi, 7 prill, 2017


   
  Rreth nesh
 

Komisioni për mbrojtjen e konkurrencës është përgjegjës për zbatimin e Ligjit për mbrojtjen e konkurrencës, i miratuar më 11 janar të vitit 2005 (“Gazeta zyrtare e RM-së” nr. 04/05).

E drejta e konkurrencës është vendosur për të mbrojtur konkurrencën e lirë në mes ndërmarrjeve në treg. Konkurrenca e lirë ka rëndësi vendimtare për të gjithë shtetet, ekonomia e te cilëve bazohen ne parimin e tregut të lirë, ku shpërndarja e mjeteve është rezultat i raporteve të ofertës dhe kërkesës në treg, kurse jo pasojë e masave me të cilat shteti intervenon në raportet në mes ndërmarrjeve. Zbatimi i rregullave te konkurrencës ka për qëllim vendosjen e një tregu, ku ndërmarrjet marrin pjesë ne mënyrë te barabartë dhe në kushte të njëjta, kurse pozita e tyre në treg së pari të vlerësohet në bazë të cilësisë së prodhimeve përkatësisht shërbimeve të cilat i ofrojnë. Në këtë kuptim, detyrë e së drejtës së konkurrencës është ti ndalojë aktivitetet dhe praktikat e herë pas hershme afariste në treg, të cilat disa ndërmarrje mund ti sjellin ne pozitë e cila në mënyrë të pa drejtë është më e volitshme në krahasim me ndërmarrjet e tjera,e me këtë të cenoj konkurrencën e lirë në mes ndërmarrjeve.

Kompetencat themelore te Komisionit për mbrojtën e konkurrencës janë ta kontrollojë zbatimin e dispozitave dhe rregullave te miratuara ne bazë të Ligjit për mbrojtën e konkurrencës, ti përcjell dhe analizon gjendjet në treg deri në atë shkallë të nevojshme për zhvillim të lirë dhe efikas të konkurrencës ,të inicion procedura dhe të merr vendime ne pajtim me dispozitat e ligjit.
Komisioni është organ shtetëror i pavarur në cilësinë e personit juridik, i pavarur në punën e tij dhe në marrjen e vendimeve në suaza të kompetencave te përcaktuara me Ligj. Komisioni është i përbërë nga kryetari dhe katër anëtarë të cilët i emëron dhe i shkarkon Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, në periudhë prej pesë viteve me të drejtë riemërimi.
Kryetari dhe së paku dy anëtar janë profesionalisht të angazhuar në punën e Komisionit. Kryetari i Komisionit e përfaqëson,prezanton dhe udhëheq punën e Komisionit.
Punët udhëheqëse, profesionale dhe ato administrative-teknike të Komisionit i kryen shërbimi profesional, i cili është i organizuar në katër sektor dhe nga dy njësi në çdo sektor. Me shërbimin profesional udhëheq sekretari i përgjithshëm, të cilin e zgjedh dhe e shkarkon Komisioni.
Në bazë të dispozitave të Ligjit për mbrojtjen e konkurrencës, Qeveria e Republikës së Maqedonisë i miratoi këto akte nënligjore: Rregullore për përjashtim grupor të marrëveshjeve vertikale me të drejtë ekskluzive për distribuim, të drejtë selektuese për distribuim, të drejtë ekskluzive për blerje dhe franshizë; Rregullore për përjashtim grupor të marrëveshjeve horizontale për hulumtim dhe zhvillim; Rregullore për përjashtim grupor të marrëveshjeve horizontale për specializim; Rregullore për përjashtim grupor të marrëveshjeve për transfer dhe teknologji,për licencë ose për knonj-honj; Rregullore për përjashtim grupor të marrëveshjeve për servisim dhe distribuim të automjeteve; Rregullore për përjashtim grupor të marrëveshjeve për sigurim; Rregullore për marrëveshje të rëndësisë sekondare dhe Rregullore për kriteret më të afërta për vlerësim të përqendrimeve ,përmbajtjes dhe formës së njoftimit. (Gazeta zyrtare e RM-së nr. 91/05)
Me Rregulloret e shënuara sigurohet rregullimi i disa instituteve të parapara me Ligj, me çka mundësohet zbatimi i drejtë i tyre në praktik, si dhe harmonizimi i plotë i kësaj pjese të rregullimit të konkurrencës me të drejtën e UE-së, kurse në mënyrë të posaçme me legjislacionin sekondar të UE-së.

Në pajtim me Ligjin për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për ndihmë shtetërore prej qershorit 2006,mbikëqyrja dhe kontrollimi i ndihmës shtetërore ne Republikën e Maqedonisë është nën kompetencë të Komisionit për mbrojtjen e konkurrencës.
Ndihmë shtetërore është çdo ndihmë, e ndarë nga dhënësi i ndihmës shtetërore, në çdo formë, me të cilën krijohen kushte të volitshme për ndërmarrje të caktuara, prodhim të artikujve të caktuar ose dhënien e shërbimeve të caktuara. (Ligji për ndihmë shtetërore, G. Zyrtare e RM-së nr. 24/ 03).
Fusha e kontrollit të ndihmës shtetërore në Republikën e Maqedonisë rregullohet me Ligjin për ndihmë shtetërore, të miratuar në prill ti vitit 2003. Ai jep kornizë juridike me të cilën rregullohet procedura dhe mbikëqyrja e ndarjes dhe shfrytëzimit të ndihmës shtetërore me qëllim të implementimit të parimeve të ekonomisë së tregut, mbajtjen e konkurrencës lojale dhe kryerjen e obligimeve në bazë të marrëveshjeve të ratifikuara ndërkombëtare të cilat përmbajnë dispozita për ndihmën shtetërore. Ligji është në harmonizim të plotë me legjislacionin evropian.

Në të definohen termet kryesore të cilat përdoren në zbatimin e kontrollit të ndihmës shtetërore dhe definohet ndihma kompatibile shtetërore. Gjithashtu definohet se cila ndihmë shtetërore mund te jetë kompatibile dhe dhënësve të ndihmës shtetërore u jepen detyrat kryesore për dorëzimin e njoftimeve-notifikimeve dhe raporte Komisionit. Gjithashtu, në ligj rregullohet procedura para Komisionit gjatë vlerësimit të ndihmës shtetërore.

Në pajtim me ligjin dhe për shkak të përpunimit më të ngushtë në zbatimin e legjislacionit për ndihmë shtetërore, Qeveria e Republikës së Maqedonisë, në dhjetor të vitit 2003 i miratoi këto akte nënligjore: Rregullore për dorëzim të raportit Komisionit dhe për vlerësimin e ndihmës shtetërore, Rregullore për përcaktimin e kushteve dhe të procedurës për ndarje të ndihmës regjionale dhe Rregullore për përcaktimin e kushteve dhe procedurës për ndarje të ndihmës për shpëtim dhe rikonstruim të ndërmarrjeve me vështirësi (Gazeta zyrtare e RM-së nr. 81/03).